>
BIOSHQIP

Edhe Evi Reçi Ka Gati Këngën E Re

24-06-2014
Këngëtarja e njohur e hitit ‘I ngjan asaj’, Evi Reçi, është gati që për publikun e vet të vijë me këngën e re. Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të Produksionit ‘Threedoots’, në krye me këngëtarin Flori Mumajesi. Ata në rrjetin social facebook, kanë lënë mbishkrimin i cili tregon se Evi së shpejti vjen me risi. “Evi Reci, new song coming soon”.



Ndërkaq poshtë këtij mbishkrimi, vërehen shumë komente nga fansat e këngëtares simpatike të cilët tregonin se mezi po presin projektin e ri nga e pëlqyera e tyre. Ndryshe Evi nuk ka shumë kohë në treg erdhi me këngën ‘Zhdukem ngadalë’, këngë kjo e cila po pëlqehet jashtë mase nga publiku.


Edhe Evi Reçi Ka Gati Këngën E Re