>
BIOSHQIP

Evi Reçi: “Ndryshimi Për Mua është Ushqim Artistik”

22-07-2014
Edhe pse larg nga Shqipëria, zëri dhe daljet e saj gjithmonë tërheqin vëmendje. Bëhet fjalë për bukuroshen Evi Reçi e cila së fundmi solli remixin e këngës “Jeton tek ti”, këngë kjo që i çeli dyert e suksesit në muzikë. Në intervistë, Evi rrëfen lidhjen e saj me muzikën, pasionin për artin në përgjithësi si dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim. Këngëtarja e cila jeton në Firenze po shijon ende suksesin e këngëve të saj të para, ku videoklipi që ajo sapo prezantoi ka gjasa të pasoj me një tjetër risi në shpirtin e saj artistik.

“Jeton tek ti” këngë e cila u realizua në 2009 për Kënga Magjike, një bashkëpunim që hapi një derë në karrierën tuaj si këngëtare tashmë e riktheni me një remix. Pse zgjodhët pikërisht këtë këngë për të sjellë në verisonin e remixit?

Ishte pikërisht kjo këngë ajo që më çeli rrugëne suksesit në muzikë. Ishte bashkëpunimi im i parë me Flori Mumajesin, këngët në vazhdim ja besova të gjitha atij. Flori, mjeshtërisht nëpërmjet muzikës pati aftësinë të më nxjerrë jashtë atë që unë doja të shprehja.

Videoklipi ju sjell ndryshe, një formë artistike të pa parë më pare tek Evi... keni ndryshuar?

Gjithmonë! Ndryshimi për mua është ushqim artistik. Burim risqesh, por edhe ideshë që mund të finalizohen herët a vonë në totalitet artistik.

Firenze qyteti ku ju studioni dhe jetoni momentalisht ju ka përqëndruar më shumë tek muzika, moda dhe të kënduarit live. Si ja del Evi?

Unë kam etje për gjërat që dua të bëj. Të gjitha më vijnë në kokë gjatë ditës edhe gjej momentin kur ti bëj. Nuk është e vështirë ti bësh të gjitha. Vështirë është, ti bësh mirë.

Ju mungon Shqipëria apo muzika ju afron më shumë me të?

Shqipërinë nuk e kam jetuar asnjëherë më shumë se një muaj qëndrim. E ndjej veten shqiptare kur përmendet emri i vendit tim diku, në zakone që shkruhen padashje në ADN, apo arritjet e shqiptarëve të tjerë si jashtë po edhe brenda. Muzika është arsye e kthimeve kaq të shpeshta.



Veç muzikës një pasion tjetër në art është edhe modelingu. Kemi parë që keni realizuar një set fotografik nëpër vende të ndryshme, do na zbuloni diçka më shumë?

Në Athinën e 2003-it, unë isha vetëm 13 vjeç dhe Shkolla “Cristi Models” zuri vendin e parë nga rëndësia në botën e modës greke, ku përzgjodhi regjistruesit e rinj. Një prej tyre,isha edhe unë. Ardhja në Firenze spostoi edhe pasionin. Fal kontakteve të shkollës greke nënshkruajta kontraten me “Polimonden”, shkollën e themeluar nga vete Salvadore Ferragamo.

Jeni konkretizuar gjithmonë si këngëtarja më e veshur që ka korrsukses. Vazhdon të qëndroj ky mendim për ju Evi pasi në klipin e fundit pamë që shfaqeni shumë sharmante dhe me forma perfekte?

Çdo veshje i është përshtat ekspresivitetit të kërkuar prej meje në video. Veshja e klipit është një skeletrim nga
800'.

Ju pëlqen ekstravaganca, mendoni se është arma më e fortë për një artiste?

Më pëlqen, por nuk është e domosdoshme. Shumë herë e thjeshta, minimalja, arrin të shpreh më shumë.

Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka diçka te ju që po i reziston kohës?

Ndryshimi është i rëndësishëm, siç thashë më lart, ai është burim. Diçka që i reziston kohës është dëshira për të kënduar, arti në tërësi, dashuria për pianon, të bukurën, të vërtetën.

Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi në jetë. Keni hasur të tilla sfida?

Është klishe besimi se bukuria të hap dyert dhe është një kartëvizitë. Duhet mbështetur fortë nga profesionalizmi, ai
është sfidë.

Si duket Evi kur dashuron?

Si në klip (Qesh).

Cili është detinacioni juaj i pushimeve keni planifikuar diçka?

Projekte të reja në shtator për të cilat më duhet të punoj gjatë verës. Ditë të veçuara në detin Jon.
(xh.k/shqiptarja)

Evi Reçi: “Ndryshimi Për Mua është Ushqim Artistik”