>
BIOSHQIP

Evis Mula, Karriera Jashtë Shqipërisë

11-12-2012
Ka një zë të veçantë edhe kur këndon, por edhe kur prezantonte dikur. Sot ajo duket sikur në skenat shqiptare ka humbur, por këto ditë është shfaqur në mediat në Tiranë, është fjala për këngëtaren dhe prezantuesen Evis Mula.

Në fakt mësohet se vajza ka dashur që karrierën e saj ta zhvillojë jashtë Shqipërisë, megjithëse është vetëm 24 vjeç, ajo ka prekur edhe arenat e teatrove më të mëdhenj dhe me të lakmuar të botës.

Por, e ëmbla Evis kurrë nuk harron pa i përmendur prindërit e saj, të cilët janë artistë të njohur të muzikës shqiptare, dhe se ajo ishte rritur me muzikën dhe më pas u kultivua mjaft mirë tek ajo.
(Maksim Gjokaj)

Evis Mula, Karriera Jashtë Shqipërisë