>
BIOSHQIP

Evzi Kaja – Xiu - Vjen Me “Dashuri Apo Tradhëti”

26-03-2015
Këngëtari i mirënjohur dibran, Evzi Kaja –Xiu-, i cili e këndon me tepër përkushtim këngën popullore, sapo ka publikuar projektin më të ri të titulluar "Dashuri apo tradhëti". Balada është ndërtuar nga dy elemente të kundërta të përditshmërisë sonë, dashurina, si një ndjenjë që vetëm bashkon dhe tradhëtia, faktori ndarës. Teksti është thurrur nga mjeshtri i vargjeve, Valmir Lleshi, muzika nga vetë Xiu, ndërsa orkestrimi u bë nga kantautori strugan, Vullnet Ibrahimi. Balada u lançua bashkë me videon e punuar nga Kreshnik Marke, një i ri dibran i cili ka mbaruar shkollën filmike në Nju Jork. Ndërkaq, Xiu është duke punuar rreth një këngë të re, “Shokët e lagjes”, e cila do jetë në dorë të adhuruesve pas disa javësh.
(Arsim Kolari Teksteshqip.Com)

Evzi Kaja – Xiu - Vjen Me “Dashuri Apo Tradhëti”