>
BIOSHQIP
Biografia
Evzi Kaja njihet me pseudonimin "Xiu". Me muzikën ka nisur që në moshën 9 Vjecare, pa ndihmën profesjonale. Filloi duke tingëlluar,në telat e qiftelisë, deri në Vitin 1994 vazhdimisht luante me qifteli,me të cilën dhe mori pjesë në festivalin SHARRI KËNDON TETOVË 1994. Karieren e tij e filloi duke u futur me çdo orkestër, dhe duke u ngjitur gjithnjë krenar për talentet që posedonte.

Që nga fundi i vitit 1994 startoi në orkestrin E SH.K.A LIMAN KABA, Ku u shfaq nëpër koncerte me këngë lirike popullore. Në gusht të vitit 1995 mori pjesë në festivalin KËNGË JEHO në Strugë. Që nga viti 1996 ariti të këndoj nëpër gëzimet familjare Me ish grupin ART dhe ish grupin FISNIKËT nga Dibra. Grupe që e futën të arij majat e larta të muzikës popullore. Pas një kohe në vitin 2001, Grupi më i mirë në Dibër Të Madhe AVI EXTRA, Që s'është më i miri vetëm në DIBER, Por që njihet anembanë nga artistët apo grupet muzikore shqiptare. Që nga marsi i vitit 2001, vazhdon akoma që të veproj si SOLIST i Grupit EXTRA Nga DIBRA. Shtator 2007 mer pjesë në edicionin e parë të Festivalit "ESAT BICURRI" Gjakovë, me muziken e tij, tekst të Valmir Lleshit, dhe orkestrim të Atdhe Markut.

Ka bashkëpunuar me kompozitor apo autor të mirëfillt të muzikës shqiptare siç janë: Gjergj Jorgaqi, Gramoz Kozeli, Studio KABAL RECORDS, Kastro Zizo, Atdhe Marku, Afrim Hajdari, Studio Street 57 Gostivar, Autori i teksteve Valmir LLeshi Etj, Poashtu një pjesë të këngëve i ka orkestruar ai. Ka realizuar nje kenge hit te re me tekst te Valmir Lleshit dhe orkestrimi i tij te ciles i ka realizuar edhe videoklip.

Në Maj 2008, Evzi Kaja merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Me Fal Qe Te Desha", në bashkëpunim me Besha. Me tekst të Valmir Lleshit, muzikë dhe orkestrimin e tij.

Në Qershor 2011, Evzi Kaja merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "ëndërr E Trishtuar".

Më datë 25 Korrik 2011, Evzi Kaja publikon videoklipin "Hallexhiu".

Në Maj 2008, Evzi Kaja merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Me Fal Qe Te Desha", në bashkëpunim me Besha.

Në Nëntor 2013, Evzi Kaja merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Foleja E Dashurise".

Më datë 10 Janar 2014, Evzi Kaja publikon videoklipin "Kavaljer". Videoklipi u prodhua nga Musical.

Më datë 23 Mars 2015, Evzi Kaja (Xiu) publikon videoklipin "Dashuri Apo Tradheti".

Më datë 21 Prill 2015, Evzi Kaja (Xiu) publikon videoklipin "Shoket E Lagjes".

Në vitin 2015, Evzi Kaja (Xiu) publikon albumin "Foleja E Dashurise".

Më datë 28 Korrik 2016, Evzi Kaja (Xiu) publikon videoklipin "Ate Qe E Dua Une", në bashkëpunim me Daja Do.

Më datë 12 Gusht 2019, Evzi Kaja (Xiu) publikon videoklipin "Si Zjarr".

Më datë 25 Dhjetor 2020, Evzi Kaja (Xiu) publikon videoklipin "Mosha Jonë Si Dallendyshe". Orkestrimi i këngës u punua nga Bekim Malsia.

Më datë 7 Korrik 2023, Evzi Kaja publikon videoklipin "Jeta Pa Ty".

Më datë 22 Gusht 2023, Evzi Kaja & Unikët publikojnë videoklipin "Rak E Tak".
DËRGOI: