>
BIOSHQIP
Biografia
Në vitet e rënda, kur Kosovën hallemadhe e kishte mbuluar errësira shekullore, u lind Fahrush Azemi nga babai, Muhabiu dhe nëna, Bahrije Shala-Azemi. Fahrushi, u lind në një familje atdhetare në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë. Si djalë i një të burgosuri politik, qysh në moshën fëminore interesohej për gjendjen e rëndë ekonomike që e kishte pllakosur Kosovën gjatë atyre viteve. I lindur në një familje përparimtare, ku ruhej tradita dhe ecej përpara me kohën, Fahrush Azemi nuk kishte si të mos edukohej në frymë liridashëse. Me gjithë propagandën e organizuar që bëhej gjatë atyre viteve të largëta, për gjoja të drejta, barazi kombëtare dhe zhvillim ekonomik, gjendja ekonomike në Kosovë, ishte tepër, e rëndë. Kosova kishte mbetur pjesa më e prapambetur e ish-Jugosllavisë. Populli shqiptar, veçmas rinia shqiptare, nuk shihte asnjë perspektivë. Në këto rrethana kishin filluar të formoheshin organizata ilegale të cilat synim kryesor kishin ndryshimin e gjendjes politike dhe ekonomike. Pjesë e këtyre organizimeve, ishte bërë edhe babai i Fahrushit, atdhetari Muhabi Azemi. Plasja e demonstratave të vitit 1981, nxori në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit jugosllav. Kundër protestuesve përdori dhunë të egër policore dhe ushtarake. Vrau shumë të rinj e të reja, burgosi e përndjeku mijëra të tjerë, pa çka se ata demonstruan në mënyrë paqësore e demokratike.

Burgosja e babait, largimi nga puna dhe pastaj diferencimi politik, e kishte goditur rëndë këtë familje sa mezi e siguronte kafshatën e gojës. Në këto rrethana të vështira, u rrit, Fahrush Azemi.
I përkushtuar pas dijes, bashkë me talentin për këngë, fillon të bëhet i njohur, jo vetëm në Anamoravë, por edhe më gjerë. Me kohë dhe me sukses e mbaron Fakultetin e Arkitekturës. Si arkitekt njihet për projektet e tij moderne. Stili bashkëkohorë, organizimi i mirë dhe funksional përbrenda, me pamje magjepse nga jashtë jashtë projekteve, kanë bërë që Fahrush Azemi si arkitekt të jetë mjaftë i kërkueshëm. Kjo, për shkak se Fahrushi përcjellë me vëmendje të madhe arkitekturën moderne, të cilën përpiqet ta mbjell në Kosovë si ndërtim dhe si frymë e orientimit evropian të popullit shqiptar.

Krahas arkitekturës, Fahrush Azemi ka arritur suksese edhe në fushën e muzikës. Emri tij tashmë është i njohur, jo vetëm për zërin e tij karakteristik, por edhe për shkak teksteve me tema të zgjedhura për këndim. Nuk janë të pakta këngët kushtuar dëshmorëve dhe heronjve kombëtarë. Pastaj këngë popullore dhe këngë dasmash me përmbajtje dhe këndim të mirë e me një intonacion logjik të fjalës.

Fahrush Azemi përfaqëson stilin e muzikës popullore tradicionale qytetare shqiptare. E veçanta e këngës së Fahrush Azemit është melodia, ritmi, forma dhe mesazhi që sjell për publikun shqiptar. Zëri i Fahrush Azemit përbënë një simfoni të vërtetë me tinguj e ngjyra tërheqëse. Një zë i kuptueshëm, i thellë për nga mënyra e interpretimit dhe frymëzues për të gjithë qytetarët. Qysh në vitin 2002, merr pjesë në Poli Fest, ku tërheqë vëmendjen e publikut me zërin, muzikën dhe emocionin që kishte sjell. Shumë domethënës janë edhe titujt simbolik të këngëve që i promovon pothuaj vit pas viti si: “Vajzat e
Prishtinës”, “Qunat e Mahallës”, “Kush ma fali rininë”, “Ti dhe unë”, e shumë të tjera të përfshira në dy albumet e tij. Këta dhe pothuaj të gjithë titujt e këngëve që përbëjnë një opus të madh, janë tituj më tepër metaforik që lidhen me traditën shqiptare me elemente bashkëkohore. Këto ditë, Fahrush Azemi ka lansuar këngën më të re, kushtuar heroit të Kosovës, Abdullah Tahiri nga fshati Malishevë të Gjilanit. Teksti i kësaj kënge paraqet heroizmin e Avdullah Tahirit që nga lindja, deri në momentin e rënies së tij nga okupatori serb. Edhe me këtë këngë, Fahrush Azemi ka dëshmuar se është njëri nga këngëtarët më të mirë shqiptarë, i cili sjellë vlera të mirëfillta në panairin e madh të kulturës shqiptare. Zëri i tij tërheqës dhe kënga e pastër shqipe, dëshmojnë më së miri se Fahrush Azemi është vet këngë dhe muzë frymëzimi me të gjitha veçoritë që ka si artist i mirëfilltë shqiptar./ISMET RASHITI

Në Qershor 2002, Fahrush Azemi merr pjesë në PoliFest 2002 me këngën "Bardhoshk E Bardh".

Më datë 18 Korrik 2010, Fahrush Azemi & Modul publikojnë videoklipin "Popullore".

Më datë 27 Nëntor 2010, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Vajzat E Prishtines".

Më datë 15 Korrik 2011, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Qunat E Mahalles". Me këtë këngë, Fahrush Azemi merr pjesë në Zhurma Show 2011 në vitin 2011.

Në Maj 2012, Fahrush Azemi merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Kush Ma Fale Rininë".

Më datë 10 Maj 2013, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Njoha Nje Grua".

Në Maj 2013, Fahrush Azemi merr pjesë në Celësi Muzikor 7 me këngën "Adoleshente".

Më datë 3 Nëntor 2014, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Ti Dhe Une".

Më datë 3 Nëntor 2014, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Plak Topall Dhe Ashik".

Më datë 3 Nëntor 2014, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Edhe Sot Kendoj".

Më datë 3 Nëntor 2014, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Nuse Me Fustan Te Bardhe".

Më datë 3 Nëntor 2014, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Uje Te Jap, Uje S'te Jap".

Më datë 8 Dhjetor 2014, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Ti Je E Vetmja".

Në Qershor 2015, Fahrush Azemi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2015 me këngën "Po Të Lutem O Prizren".

Më datë 2 Dhjetor 2016, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Pse Më Le". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Joniad Banushi. Videoklipi u prodhua nga kompania DArt Channel.

Më datë 22 Dhjetor 2017, Fahrush Azemi publikon videoklipin "S'je Si Tjetra".

Më datë 13 Shkurt 2018, Fahrush Azemi & Shemi publikojnë videoklipin "Te Kam Ne Zemer Kosove".

Më datë 10 Shkurt 2021, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Histori Me Tri Shkronja". Muzika e këngës u punua nga vetë Fahrush Azemi, ndërsa teksti u shkrua nga Arben Beha.

Më datë 4 Tetor 2022, Fahrush Azemi publikon videoklipin "Kanga Ty Te Perjetson".
DËRGOI: