>
LETERSISHQIP

Shpresa Per Liri

S'e ruaja dot zemren
te mos ndizej flake
sa here nje reze drite e pershkonte;
pas krahesh hidhja brengat,
andrallat i deboja
dhe gjaktrazuaren
e leshoja te harbonte.

Shkumb u be kjo zemer eshke
per nje enderr,
per nje shprese,
per nje cope te kalter qiell;
pas jehonash zemerndjellese
qe liria s'largu sjelle,
gjersa flaket e shkretuan
ne shkendij te nxire,
te mjere.

Dhe pas vitesh, zjarr shuar,
ne te ftohtit e vetmise,
tek trazoja brenda zemres
pirgje hiri te harruar,
nje shkendi serish me ndriti
dhe me dogji thelle ne gji;
ishte prushi i pa shuar,
ishte shpresa per liri.