>
LETERSISHQIP

Monologu I Parase

Leter a metal,sido qe m'prodhojne,
si te isha idhull njerezia m'adhurojne,
por harrojne te marret paksa te ftillohen
se idhulli do t'u kerkoi per te flijohen.

Vertete ashtu ndodhi,sic e kisha ndjere,
tashme per njerine zoti vete jam bere,
ngado qe e vertisin,sido qe me kembejne
asnje pune pa mua nuk arrijne te bejne.

Te gjithe e pranojne se paraja eshte djerse;
vertete e tille jame,e pranoj dhe vete,
ngado qe me kthen era djerse me vjen,
por ndodh nje cudi qe te le pa mend:
atyre qe nder banka me thase m'depozitojne,
atyre qe as koha s'u del t'me numerojne,
kurre s'u ka ndjere
t'u vij era djerse...