>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: paranë. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t'i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t'i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është ujk e shkuar ujkut.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Ne duam të bëjmë një komb shqiptar, dhe për këtë punë kemi nevojë për bashkim të të gjitha pakicave të Shqipërisë me shumicën shqiptare.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t'i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.
thealtagthealtag
2021-02-12 00:25:03
Letërsia jonë popullore është ruajtur dhe përcjellë vetëm nga gratë e fëmijët dhe nuk mund të mos merrte veçse formën naive të gjuhës së tyre.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}