>
LETERSISHQIP

Helena E Trojës

N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
posht nënë murët luftën që lufton
Menella syzi me Parin flokartë;

Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndrron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus'e re nga Amykla në Spartë.

Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur
Gjëmojnë duke uar zërin në qiell.

Gjaku u ka hyrë faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekuri me hekur
Perpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell.