>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore kreu në Bajqinë, ku nga aty ai fillojë të merret edhe me shkrime si vjersha dhe poezi për vendlindjen dhe për fëmijë. Shkollën fillore kreu në Bajqinë, ndërsa të Mesmen në Podujevë. Ka të kryer Ndertimtarin e ultë dhe pregaditjet profesionale të menagjimit për Punëmars.

Fatmir Çitaku pas eskalimit të situates së vitit '81 e deri te vitet e 93-ta, nga represalet e asaj kohe detyrohet ta lë vendin disa herë dhe të shkojë në mërgim. Që nga ajo kohë fillon me shkrimin e poezive dhe mbledhjen e materjaleve, që i dedikohen asaj kohe.
Poezitë e tij kanë përmbajtje dhe tematika të ndryshme për jetën, vendlindjen, por më së shumti ai i kushton vëmendje poezisë për ecurin kombëtare dhe heronjve të rënë për lirin e vendit.

Vjershat e para i botoi ne vitin 1974, në revisten për fëmi "Rreze Llapi", më pastaj në revisten për fëmi "Pioneri" dhe në gazeten "Qlirimi". Po ashtu nga mërgata viti 1993 ka dërgu mbi 80 Poezi dhe disa materjale të ruajtura që nga 1989 e deri 92 në gazeten Rilingja në Shtutgard të Gjermanis Z.Hafiz Gagica

Në pamundsi për ti botuar, ai ka edhe qindra të tjera që pret ti botojë nëse arrin të ketë financim. Ka botuar librin me poezi "Në Kërkim Të Lirisë" dhe ka në botim librin me poezi "Ulurimat E Ujqve", ndërkohë që është në përfundim të antologjisë "Rrugtimi i Çitakut".

Sot ai jetonë në Prishtinë.