Gjen I Harruar

E pyetën qenin,
A leh dot si ujk?
Dhe qeni ulëriu. E pyetën,
a bën dot si dhelpër?
Qeni u tha prerë: patjetër.
E pyetën edhe një herë,
nëse ishte i zoti të bënte si çakall,
qeni tha, se tashmë vërtet ishte në hall,
megjithatë të lihte si ai e bënte hallall.
Kur i thanë të bënte pastaj,
siç kishte bërë edhe më parë,
pra të lehte dhe të sillej si qen,
u përgjigj se mendjen e kishte shpëlarë,
kishte harruar që ishte nga ai gjen.

- poezi nga Fatmir Terziu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1