>
LETERSISHQIP

Sofra E Së Shtunës

Në Londër të shtunat vijnë erë gjellësh,
e mira e tyre shpërndahet sokakut,
po troket në zemrën tënde,
të qetësohet prej merakut...
Gjethet lozin si mëndafshet e ndera sofatit,
ku flokët ti kreh ajri i pastër,
të shtunat janë ditët e fatit,
kur ti je aty pranë në vatër...

... dhe ditët e tjera misterioze
në sofrën e së shtunës bëhen xheloze.