>
LETERSISHQIP

Arkitektura E Ëndrrës

Në këtë kantier
ende nuk u bëj hall eterniteve dhe qerpiçëve
prej balte. Muret grimohen si skelete
me purteka të thata
zhurma e trarëve më mban zgjuar.
Nuk e kuptoj ku fillon dhe mbaron
stili i arkitekturës
ku janë gjymtyrët, trupi, buzët
pjesa tjetër e mbuluar
shtresa e imët.
Në pluhur e në dru të ardhur nga malet e mia
mes britmave të sëpatave
dhe karpantierëve
shoh se si arteriet e traditës shuhen.
Të gjithë duhen edhe kur kruhen. Mendimeve
u kallet pylli në flakë
pas çdo ashkle të lagur ngrejnë barrikadë
angështia e dritës mësyn pa çelës
mendimi e mbulon me fasha
arkitekturën e radhës. Është poterrë
përgjatë ristelave
ku shfaqen kanxhat e imagjinuara
në një kantier të tillë
buzët janë zvarritje e ngadaltë
që ndizen si frenat e gomave në pistën e gjatë.
Është një kantier i çuditshëm
aty zbret një ditënatë...