Fatmir Terziu Poezi
Fatmir Terziu

Tema: Poezi Dashurie


Dashuri

U përhumba këtë mëngjes fund maji,
të përkëdhel balmin e fundit të fjalës,
ëndrrave të mia të mbarsura,
me fjalor rrugësh. Me syrin tim ta shpleks
flokun e heshtur të saj
të mbirë në kopshtin ku bëjnë garë mëllenjat,
t’ia lëmoj trupin e saj të çuditshëm,
ballin, vetullën, fytyrën,
t’ia përshkoj me vezullimë gjirin e ngritur,
fjala vetë kishte zbritur,
në buzët e mia pa trokitur.
Me buzët e mia i fryja zjarrit,
e fjala mbytej në zagushi,
me dashuri.

- Poezi nga Fatmir Terziu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0