>
LETERSISHQIP

Boshllëk

Mbajmë në vetvete tiktake
që rrahin në boshllëk. Në fakt
e huaja bëhet e shenjtë,
me cipën e tekave shkëlqim i vjedhur,
askush nuk e vërren se brenda trupit
është një qenie tjetër e vdekur
në miniaturë.
Bërthamë e hidhur, e gatshme
të shpërthejë lakuriqe në sytë e botës,
para syve joshës.
Në tru mbajmë sall zemra amorfe,
që rrahin me bollëk
në duar,
shtrëngojmë bukuritë kalimtare,
të hutuar në boshllëk.