>
LETERSISHQIP

Ka(A)ftësi

Në mëngjes thuhet shkoqur. Është koha e kafesë,
e mëngjesit ka(a)ftësi ngjyhet në plasën e porcelanit,
ku kanatet hapen në lexime pluskimesh,
për të parë më mirë ditën,
jashtë shikimit që të kyçet në brendësi,
ku kërkon të dalësh e nuk del dot të shohësh dritën,
është mëngjes, kafen je duke pirë. Përtej
ndodh e kundërta,
udhët, gjeografitë, koten me mund
bredhin duke kapërcyer pragun,
zvarriten zvaranikët në brendësinë e plasës,
ka(a)ftësi kafshimesh me fjalë,
ecim shkrumbit të zjarrit,
nëpër plasën e ka(a)ftësisë.