>
LETERSISHQIP

Një Shenjë E Shpirtit

Sot unë jam i trishtuar për thelbin sublim,
a ka më qetësi shpirtërore?
A ka dhimbje njeriu i Rendit të Ri Botëror?
Unë mendoj për Ty,
ndjek kokrizat dixhitale si kacafyten,
në veshët e tu,
nuk e di në më dëgjon siç të ndjej,
këtë çast plot aromë,
unë jam me Ty,
edhe pse je atje.
Një fletë e errët mbulon sytë e pëllumbit
flatrat i shkunden në një tokë të qetë,
e di Ti je atje mes pluhurit,
dikush me zë të lehtë po të flet,
e di Ti je me sytë drejt qiellit,
mua nga larg më pret.
Sot unë jam i trishtuar për thelbin sublim,
a ka më qetësi shpirtërore?
Dhe e shtrydh fort shpirtin tim,
si pranvera flokëzat e bardha bore,
në sytë e tu plot dritë.