>
LETERSISHQIP

Atdheu

Në zemër emri yt, vetëm në zemër,
mban pavdekësinë më të mirë të shqiptarit;
në shpirt vrulli yt, vetëm në shpirt
i qëndis dashurinë, të moshuarit, të riut, djalit.

Më fenikse e më ndriçove,
më lartësove në hapësirën e kaltërsisë:
mbi gurë të lashta kështjellash,
mbi male të larta e djerina të ndihshme,
në kohë e stinë të vrullta të mbjellash,
u nderua emri yt e buka e shijshme
që flet më së miri se ti linde betejash.

Në sy fjala jote, vetëm në sy,
sjell dritë, sjell diell përditë,
të urtët me ty bien në gjumë,
të dashuruarit tek ty gjejnë mirësitë,
pos atyre që zyrat i kthejnë në lumë,
e me rrjedha të mistershme të bëjnë pritë.

Në trup trupi yt, vetëm në trup,
e të flasim me gjymtyrët e tu,
ne të gjithë lidhemi motesh sup më sup,
edhe kur gjaku na vinte deri në gju,
derisa bjeshkët zgjohen me Skënderbeun,
dhe betimi ynë është dhe mbetet kështu:
është nder kush e nderon Atdheun!