>
BIOSHQIP

Fatmire Mjaku I Këndon “Dasmës Kosovare”

28-06-2015
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Fatmire Mjaku, sapo ka sjellur videoprojektin e ri të titulluar "Dasma kosovare". Tekstin e saj e ka bërë Arsim Bunjaku, i cili njihet për krijimet e tij bombastike, ndërsa muzikën e orkestrimin e ka bërë kompozitori tetovar, Nexhat Mujovi-Wirusi. Kënga në fjalë është e përbërë nga motivi i dasmave, si një element gazmor të përcjellur ndër breza te ne shqiptarët. Me këtë këngë kuptojmë se kënga shqiptare ka mjaft emra të vyer, mes të cilëve bën pjesë edhe vetë Fatmirja.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)