>
BIOSHQIP
Biografia
Faton Dolaku ka lindur në Prishtinë. Shkollën fillore e përfondoi në Shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë. Ndërkohë që studimet e larta i kreu në Vienë (Austri), dhe u diplomua në vitin 2008 në Akademinë e Arteve për "Piano & Kompozicion".

Ka kompozuar mjaft këngë për disa emra mjaft të njohur të estradës si: Malda Susuri, Kaltrina Selimi, Mjellma Berisha etj. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe punon në televisionin e njohur kosovar Koha Vision.