Ne Tirane Ka Vetem Tirane

Ne Tirane ka vetem tirane,
Ne Tirane te vrasin te gjithe
nje shetitje me vehten te vret.
Mos e ndill kujtimin ne Tirane,
eshte tmerresisht i pameshirshem.-Te vret.
Mos guxo ta shohesh ne sy lirine ne Tirane,-
dielli i syrit shuhet, shkermoqet e zhbehet.
Ti i barabarte me lirine?-Mos e beso!
Liria te vret.
Hipokrite shpresa sy-picigjate e Tiranes
ti i vdekur-e ajo me gojen e saj te jep frym,
te ngjall qe serrisht ty te vrase-te vret.
Eshte tjeter,tjeter trishtimi i tetorit ne Tirane,
vjen duke ikur-te vret.
Si krye-engjelli,Sovrani i zymte,ferrin e tij-
e dua Tiranen se te vret.

- poezi nga Fatos Arapi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2