>
BIOSHQIP
Biografia
Fatos Kryeziu me shume njihet si aktor i cili ishte pjese e serialit humoristik “Kafeneja Jone”, por qe edhe mirret me muzike ne form “hobi”, video-spoti i tij i pare ka qene “Gjithçka qe eshte e mire ka fund”.

Në Maj 2009, Fatos Kryeziu merr pjesë në VFM 2009 me këngën "Gjithcka Qe Eshte E Mire Ka Fund".

Në Maj 2008, Fatos Kryeziu merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Gjithcka Qe Eshte E Mire Ka Fund".

Më datë 18 Janar 2013, Fatos Kryeziu publikon videoklipin "Dashuri Ne Mekat".

Më datë 17 Dhjetor 2016, Mc Beka & Fatos Kryeziu publikojnë videoklipin "S'ma Dha". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Mozzik.

Më datë 27 Qershor 2018, Faton Isufi & Fatos Kryeziu publikojnë videoklipin "Krejt Ja Kom Pi". Kënga është punuar në studion e njohur ‘Duobass Records’ nga Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi. Ndërkohë për videoklipin mjaftë të veçantë është përkujdesur Bug Production. Dy miqtë e ngushtë kanë paralajmëruar këngën tjetër së bashku që do ta sjellin së shpejti. Me këtë këngë që pritet të shndërrohet në hit veror, dyshja presin të kenë shumë mbrëmje verore së bashku. Fatosi dhe Fatoni aktualisht janë të angazhuar nëpër ndeja të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Më datë 17 Korrik 2018, Faton Isufi publikon videoklipin "Nargile", në bashkëpunim me Fatos Kryeziu. Ata kanë përgatitur projektin e ri në studion e famshme ‘Duobass Records’, te Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi. Videoklipi u prodhua nga BUG Production.