>
BIOSHQIP
Biografia
Ai eshte ekonomist i diplomuar, amator i poezisë, sportit, këngës dhe valles popullore, por edhe muzikës të mirëfillt në përgjithësi, këngëtar, instrumentist, tekstshkrues e kompozitor. Eshte i martuar me Meritën (amvise), me të cilën kanë dy vajza (me fakultet) dhe një djale (Qëndresa, Kaltrina dhe Besmiri). Eshte i punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit-Zyra Regjionale Mitrovicë prej vitit 2009 deri me sot (më parë për 21 vjet në Fabrikën e Llamarinës-Vushtrri, pastaj tre vite në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, dy vite të tjera në Ndërmarrjen e Re Llamkos Steel L.L.C).

Kariera artistike:
- Ndër themeltarët dhe Udhëheqës Artistik në SHKA “Ylli” nga fshati Studime, e themeluar me
1981(Muaji Prill). Solist, instrumentist, valltar, koreograf dhe udhëheqës artistik.Kjo shoqëri kultivoi muzikën folklorike dhe vallen popullore dhe për 5-6 vite ishte bartëse e jetës kulturore në Vushtrri, rrethinë dhe më gjërë, në kohën kur po senzibilizoheshin kërkesat për Republikën e Kosovës.
- Solist, ndër themeltarët dhe Udhëheqës Artistik në SHKA “Llamarina” në vitet në vitet 1987-1990.
- Solist në Grupin Muzikor “Zëri i Kosovës”-Vushtrri 1990-1996. Ky grup doli nga SHKA “Llamarina” kur në vitin 1990 aty u aplikuan masat e dhunshme nga Serbia. Grupi mbajti gjallë jetën kulturore në vitet më të vështira të okupimit, kur pothuajse u shkri në SHKA “Hasan Prishtina”, por vazhdonte veprimtarinë e vet akoma paralelisht.
- Solisit i SHKA “Hasan Prishtina” pranë gjimnazit ne Vushtrri (1996-1998).
- Ansambli Kombëtar ”Shota”-Menaxher i Projekteve-solist sipas nevojës(2004-2007). Aty takova njerëzit elitar të kultures muzikore dhe asaj të përgjithshme të kombit.
- Anëtar(solist) i AKV “Hasan Prishtina” – Vushtrri (përmes SHKA Lutfi Musiqi”-viti 2000 e këndej)

Në Vazhdim disa fjalë nga miku dhe kolegu Shaban Krasniqi:
Fazli Rashica paraqet tanimë një emër të afirmuar një muzikën shqipe - kujtojmë hitin e përmasave gjithëkombëtare “Ma e mira” kompozuar dhe interpretuar nga vetë Fazliu (më vonë kënduar edhe nga këngëtarja e mirënjohur Violetë Kukaj e shumë këngëtarë tjerë), pastaj këngët “Gëzuar liria”, “Dëshmorët e Shalës”, “Hamdi Ferati”, “Hajde, hajde”, “Në bahqen tënde”, “O kur të shoh”, Djali nga Vushtrria”, “Këngë për Bacën Zeqë”… Albumi i tij(viti 2001) ishte kurorëzim i një pune entuziaste shumëvjeqare e këtij, tanimë doajeni të këngës në komunën tonë dhe më gjërë. Këngët e tija me tekste e muzikë të pastër shqipe si dhe këndimi i tij herëherë skofiar po edhe lirik e epik paraqesin vlera të mirëfillta edhe në konkurencë gjithëkombëtare. Ai vazhdon me plotë elan punën e tij krijuese, duke u ofruar mbështetje me këngët e tija edhe këngëtarëve tjerë vushtrrias, ndërkohë që shumë këngë tjera i ka komponuar për këngëtarë tjerë. Sipas evidences së tij deri më tani ka shkruar e komponuar mbi 160 këngë me muzikë e tekste të tija!

Në Nëntor të Vitit 2006 dhe në Prill të vitit 2017 ka realizuar Koncertet e Karierës me bashkëpuntorët e vet në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Për punën dhe veprën e tij është shpërblyer me shumë Mirënjohje e Çmime nëpër festivale, pastaj nga institucionet shtetërore, komunale etj. Më të rëndësishmet:
-RFBK Gllogovci 1983 me këngën “Pret malësia Dergut Pashë”(me tekst të vetin), bashkë me solisten Fetije Terstena(nëse nuk gaboj) me këngën “Çikë e bukur del në shkallë”nga Kastriotët e Ferizajt, shpallen si solistët më të sukseshëm të mbëmjes.
- Në Gjilan në vitin 2004 kënga “Jam shqiptar” e Ilir Shaqirit interpretuar nga Fazliu, shpallet si kënga më e sukseshme e Festivalit.
- Po në vitin 2004 në mbrëmjen finale të “Polifest” kanë depërtuar 4 tekste këngësh të Fazliut.
- Pjesëmarrje në shumë Festivale si në Prizren Viti, Gjilan, Kaçanik
- Mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë
- Mirënjohje të shumta nga shoqata joqeveritare e TMK.
- Shumë xhirime televizive: RTP, RTK, KTV,TV21,TV Mitrovica, TV Vizion +

Veçon pjesëmarrjen në një Koncert në Leskovc (Serbi), Paraqitjet para pjesmarrësve të Seminarit për Gjuhë dhe Letërsi shqipe 1990 nga mbarë bota, Koncertet e epokës të okupimit, Koncertet e pasçlirimit, sidomos pjesëmarrje për vite me radhë në “Natën e Zjarreve” në Prekaz, Koncertitn(në Vushtrri) për shqiptarët e dëbuar gjat luftës në Maqedoni, pjesëmarrjet nëpër Akademi Përkujtomore për Dëshmorët, Koncertet me AKKV “Shota”, pjesëmarrja në 60 vjetorin e lindjes dhe 40 vjetorin e karierës të Vëllaut(Mjeshtër) i Madh si e quan kolegun Mark Gjoka etj.etj.

Më së shumti e gëzon fakti që gjat vitit 2018 u njoh dhe krijoi lidhje të forta me kolegët nga Ansambli Mirdita-Mjeshtër i Madh si: Tone e Mark Gjoka(Mjeshtër i Madh), Fran Preçi, Bardhok Koka, Ndoc Lekgegaj, Nikoll Dedaj, Fran Tusha e sidomos familjarët e të Madhit Fran Vorfi e shumë të tjerë, duke krijuar ura lidhëse mes shqiptarëve.

Këtu përfundon përshkrimi i Shabanit.

I çertifikuar në disa drejtime në profesionin e ekonomistit(ish anëtar i SHKÇK, Çertifikata Antikorrupcion, Çertifikata për Hartimin e Politikave Publike dhe Lidership).

Ka qenë shumë aktiv dhe ka dhënë një kontribut modest në punë e në jetë në realizimin e kësaj lirie që sot po e gëzojmë.

Prej vitit 1981 e sidomos prej vitit 1990 me veprimtari intensive kombëtare.

Nga viti 1990 deri pas luftës, isha anëtar i Kuvendit dhe Arkatar i Sindikatit të Pavarur të NSH Llamkos. Me këtë rast kemi ndihmuar shumë institucione dhe sidomos punëtorë të larguar nga puna me masat e dhunshme të Serbisë. Pas luftës e kemi dorëzuar detyrën përmes zgjedhjeve të lira në kuadër të Sindikatit të Pavarur.

Poashtu prej vitit 1990 deri pas luftës, veprimtar për çështjen kombëtare, përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me këtë rast kontributi ynë konkret ka qenë, grumbullimi i ndihmave për popullatën, organizimi i Referendumit për Pavarësinë e Kosovës dhe organizimi i Zgjedhjeve të Lira për Institucionet Qendrore dhe Lokale të Republikës së Kosovës.

I pasionuar pas Sportit, Pemtarisë dhe Kopshtarisë. Punoj, veproj e krijoj në vazhdimësi… …Puno “kot”-mos rri kot…Motoja e Jetës

Koncerti solistik i kantautorit Fazli Rashica 12/04/’17, ora 19,00.
Të nderuar zonja e zotërinjë, dashamirë të kengës se bukur shqipe, mirëmbrëma! Eshtë nder i madh për mua të jem në këtë skenë sonte para jush për dy arsye:
1. Prania në sallë e një publiku artdashës të përzgjedhur, dhe
2. Artist të veçantë, të prirë nga kantautori Fazli Rashica, në koncerit e tij solistik të karierës me titull: Nëpër vite me këngën (nje duartrokitje ju lutem)
alenderim i veçantë për drejtoreshen e Drejtorisë komunale per kulturë, rini e sport, zonjusha Shpresa Rama për përkrahjen e parezervë e gjithë nismave për aktivitete kulturore (një duartrokitje ju lutem). Falenderim për artistët në skenë që me punën e tyre të përkushtuar mundësuan këtë koncert (një duartrokitje ju lutem). Falenderoj gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij koncerti, përfshi këtu punëtorët e shtepisë së kulturës, Kantautori Fazli Rashica për më shumë se tri dekada e gjysmë na dhuron kënge të mirëfillta shqipe, të cilat për nga cilësia janë si t’ishin përzgjedhje antologjike e folklorit tonë të bukur shqiptar! Sipas njohurive që kam, pos komponimeve të Pranvera e Hysen Badivukut, të cilët jetojnë e punojnë me dekada në Prishtinë, Fazli Rashica është i pari kantautor/kompozitor në qytetin e lashtë të Vushtrrisë! Ai deri me sot ka shkruar më shumë se 150 tekste këngësh, rreth 15 të realizuara nga ai vetë e mbi 30 të realizuara nga këngetarë tjerë… Veprimtaria e deritashme e Fazliut mund të ndahet në tri etapa kohore:
Etapa e parë 1981 – 1990
-Viti 1981 Themelohet SHKA “Ylli” nga fshati Studime, Fazliu debuton në kendim në duet me kusheririn e tij Naimin, me kengen “Maroma nji kafe”, pastaj “Hajde lule, dil n’sokak’e”, “Kosova kreshnike” me tekst të poetit e profesorit të martirizuar Latif Berisha, “Kënga e Bajram Currit”..
-Fazliu fillimisht e nis krijimtarinë e tij muzikore duke inkorporuar tekstet e tija në kengë nga Shqipëria, si thot vet ishte “Me trup në Kosovë e me mendje në Shqipëri!”…
-Inçizon kënget e para në RTP (Radio Televizionin e Prishtinës): “Këngë për Xhemail Kadën” luftëtarin e Spanjës, pastaj kengen “At’ ditë kur të pashe”….Këngët mirëpriten dhe ipen shumë herë në RTP…
-Pasaj kemi Pjesëmarrjen në Festivalin Tradicional Folklorik “Gllogoci” nga viti 1981 deri me 1985 me SHKA “YLLI”;
-“Pret malësia Dërgut Pashen” këngë që Fazliu e këndoi shumë herë në vitet ’80.
-Nga viti 1987 deri më 1990 është një nga drejtuesit e SHKA “Llamarina”
-(Hë, Bes, si shkonte, “O ç’ke Kosovë qe s’po ba za” (e kendojme pak)…o Dergut Pashen o m’ren se la…, o kadale dale ore Dergut Pasha, o per pa mbet o Kosova n’vasha…”) qe shpesh në repertoarin e Fazliut ato vite…