>
BIOSHQIP
Biografia
Në Prill 2005, Nevila merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Kujtimet E Largeta", në bashkëpunim me Febi.

Në Dhjetor 2018, Artemisa Mithi & Febi Shkurti marrin pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me duetin "Dua Ta Besoj". Febi prezantohet për herë të parë si solist pa grupin e tij “Revolt Klan”, me të cilin ka kënduar edhe dy herë të tjera në Fest’ 53 dhe Fest’ 54. Kënga që dy këngëtarët do të interpretojnë në skenën e festivalit është muzikuar dhe shkruar në vargje nga vetë Febi. “Do ta besoj” flet për dilemat e një çifti që duan të largohen nga vendi. Mesazhi i këngës është sa aktual aq edhe optimist pasi përmes vargut “aty ku lind shpresa nuk vjen terri e harresa”, artistët japin shpresë dhe ndezin dritë në fund të tunelit.

Më datë 7 Korrik 2019, Jurgen Kaçani & Febi Revolt publikojnë videoklipin "Babale", në bashkëpunim me Irgen Çelën. Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Jurgen Kaçani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Four Infinit Production.