>
LETERSISHQIP

Valsi I Degëve

Ra një gjethe
dhe dy
dhe tre.
Në hënë notonte një peshk.
Uji fle një orë
dhe deti i bardhë njëqind fle.
Një zonjë e re
ishte e vdekur nëpër degë atje.
Një murgeshë
këndonte brenda në një qitro.
Një vogëlushe
nëpër boçe ikte në pishë.
Dhe pisha vraponte
majën e cicërimës kërkonte.
Por bilbili i ri
qante përqark plagët e tij.
Dhe unë poashtu
sepse ra një gjethe
dhe dy
dhe tre.
Dhe një kokë kristali
dhe një violinë prej letre
dhe bora do mundej me botën
nëse bora do të flinte një muaj përdhe,
dhe degët do luftonin me botën
një nga një,
dy nga dy,
dhe tre nga tre.
Oh fildish i fortë prej mishrash të padukshëm!
Oh gji pa milingona në agim!
Me fësh-fësh-in e degëve në pemë,
me ah-un e zonjave po them,
me kuak-un e bretkosave që gjen
dhe me klluk-un e të verdhit mjalt.
Do të vij një hije trungu
i kurorëzuar me dafina nga lart.
Do të jetë një qiell për erën
i fortë si një mur
dhe degët e shqyera
do të shkojnë të kërcejnë me të si dikur.
Një nga një
përreth hënës,
dy nga dy
përreth diellit,
dhe tre nga tre
për fildishet që të qetë flenë.