>
LETERSISHQIP

Themelimi I Ushtrisë Së Kosovës

Kam qajtur ndër qoshet e Atdheut
I zhveshur, me një copë bukë në shi.
Mbi ty Kosovë,
Erdhën, shkuan, të shkelën
Shumë perandori!

Kam qajtur ndër qoshet e Atdheut
Në Ballkan, sikur një jetim.
Dhe pas vdekjes së Skënderbeut
Nisi zhdukje, shfarorsje dhe dëbim.

Kam qajtur ndër qoshet e Atdheut
I ngrirë nëpër dhjetorë,
Pa libër, pa laps
Me një pushkë, një copë bukë në dorë.

Kam qajtur ndër qoshet e Atdheut
Diku pas një guri në mal,
Nuk munda të të mbroj as nënë as motër
I shkelur, i poshtëruar në moral.

Kam qajtur ndër qoshet e Atdheut
I zhveshur, me një copë bukë në shi.
Urime, urime Kosovë
Se një libri, një lapsi, lirisë
I duhet një ushtri….!

DËRGOI: