>
BIOSHQIP
Biografia
Familja ishte me prejardhje nga Vidohova e Korçës, si pasojë e emigrimit të atit të në Amerikë, qe dërguar të përjetonte ferrin e regjimit komunist. Më pas familja Laholli dërgohet në kampin e internimit Savër, ku për tridhjetë vite vuajti mohimin total të sistemit monist. Shkollimin tetëvjeçar e mbaroi në Savër më 1974, ndërsa vijimi i gjimnazit përbënte herezi. Pas tetë vitesh i u lejua të frekuentojë mbrëmjeve shkollën e mesme, të cilën e mbaroi në vitin 1987. Vjershën e parë e shkroi kur ishte 13-të vjeç, gëzimin e botimit të parë e shijoi kur ishte 14-të vjeç, 15-të vjeçar dërgon për botim dorëshkrimin e librit të tij të parë, porse botimin e librit të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm pas rënies së diktaturës. Më 1990 emigron në Gjermani e sot është autor i një sërë librash. Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, angleze, suedeze, turke e së fundi edhe hollandisht. Është bashkautor i 20-të antologjive në gjuhë të ndryshme e ndërkohë merret edhe me përkthime letrare nga gjermanishtja në shqip.