>
BIOSHQIP
Biografia
Ish solisti kryesor i grupit të famshëm mitrovicas TNT ka kohë që nuk këndon më muzikë rok. Ishte në kulmin e karrierës së tij prej këngëtari të suksesshëm kur vendosi papritmas ta braktiste muzikën përgjithmonë. Kishte bërë nam të madh me këngët e tij të njohura në Kosovë dhe kudo tjetër. Muzika e tij popullore dhe zbavitëse dëgjohej nga mija simpatizatë. Këndonte edhe në disa gjuhë të tjera përveç shqipes. Shetiste tërë botën për t’ju sjellur prehje simpatizatëve të shumtë nga mbarë bota. Përfitonte para të shumta nga profesioni i tij si muzikant dhe bënte një jetë luksoze. Jeta e tij i ngjante një labirinti të çuditshëm. Suksesi dhe fama që fitoi nga profesioni i tij bënë që ai ta formojë një personalitet jo aq të mirë. Si pop-rocker, ishte “normale” për të që të jetë në shoqëri me duhanin, alkoolin si dhe drogën. Periudha e viteve ‘92-’94 kishte qenë më e keqja për të, kur ai kishte filluar që ta përdorte edhe “pluhurin e bardhë”. E pranon me krenari se gjithnjë ka qenë besimtar musliman, por kësaj dhuntie nuk ia ka ditur vleftën. Temperamenti i tij edhe në të kaluarën ishte i tillë, saqë mund të duronte çfarëdo fyerje që i bëhej, përveçse dikush të fliste keq për fenë islame, për Zotin e Madh, dhe për Muhammedin, alejhi selam. Në moshën 40-vjeçare, pas sprovave të shumta, kishte filluar të mëndojë seriozisht për qëllimin e tij të jetës: “Përse jetoj dhe çfarë do të bëhet me mua pasi të vdes?”. Kishte filluar një “betejë” me vetveten, për të bërë ndryshime pozitive në karakterin e vet: filloi me braktisjen e duhanit, të cilin e kishte konsumuar shumë, por as kjo nuk i mjaftoi. Vuri në shenjestër alkoolin si shprehinë më të madhe të tij, dhe për një moment i vuri vetes detyrën që ta braktisë atë për nje kohë, së paku për një vit. Një natë kur ishte i vetëm në banesën e tij në Mitrovicë, ku kishte qëndruar zgjuar deri në mëngjes duke punuar, befas dëgjon tinguj e ezanit të sabahut. Fjala “All-llahu Ekber (shqip: Zoti është më i Madhi), ia kaplon zemrën dhe ndjenjat e tij shpirtërore, dhe vendos definivisht që t’i kthehet Zotit, i penduar nga e kaluara e tij. Braktisë menjëherë muzikën pak ditë pasi e kishte montuar albumin e tij të dhjetë, albumin jubilar, dhe i kthehet xhamisë. I falur vathët e shumtë që i kishte në veshët e tij, unazat e shumta, dhe i pret flokët e gjata që i kishte, duke ndryshuar pamjen tërësisht. Flokët sot i mban të shkurta, veshjen shumë modeste, orën dhe një unazë të vetme e ka të vendosur në dorën e djathtë me motive islame. Mjekrrën prej rockeri e ka plotësuar me mjekërr të plotë, sipas Sunnetit të Muhammedit, alejhi selam. Thotë se ky ndryshim është gjëja më e mirë që e bërë në jetën e tij. “Kam përdorë para të shumta në jetën time, dhe asnjeherë nuk kam ndier kënaqësi. Tash më ndodh shpesh që ta kaloj ditën me nga 3-5 euro, bile me tërë faljen time dhe kjo na mjafton. Askush tjetër nuk punon nga ne, përveç meje. Kam një rrogë simbolike në RTK, ku jam duke punuar ende dhe me te kalojmë për mrekulli. Marr hua në shitore dhe nuk merzitem aspak. Dua të bëj jetë të ndershme dhe Hallall”, thotë Ferki Shala, ish vokalisti i TNT. Sot ai karakteri i tij i vrazhdë, që ishte dikur, është shndërruar tërësisht.