>
BIOSHQIP

Festina Mejzini: Gjyshi Ishte “X Factor”-I Im

17-12-2012
Mbahet mend si nje nder konkurrentet me zerin me te vecante ne "X Factor"-in e pare ne Shqiperi, kengetarja Festina Mejzini, e cila na dergon mbrapa ne kohe me nje foto speciale nga femijeria e saj.

Gjyshi i saj, z.Mazllom Mejzini, ishte nje nder kantautoret me te njohur shqiptar ne Kosove dhe me gjere, per muziken e zhanrit popullor, dhe eshte pikerisht ai qe ka pasur ndikimin me te madh ne ndertimin e Festines si nje kengetare te mirefillte qe eshte sot.

"Njeriu qe me beri mua te jem ketu ku jam!", ka komentuar nen kete foto kengetarja, duke perkujtuar gjyshin e saj te embel qe e mbante ate ne preher dhe qe shpesh e shoqeronte ate tek mjeku familjar sic tregojne njerezit e lagjes.

Se shpejti, Festina do te kthehet ne skene me videoklipin e saj te pare me titull "Feel Better", qe eshte rezultat i nje pune intenzive derisa qendroi ne Norvegji, ne bashkepunim me kengetarin norvegjez, Kass. Mesojme, se kenga qe eshte realizuar ne gjuhen angleze, tashme po degjohet neper radiot norvegjeze, ndersa shume shpejt kengetarja do te shpalos per fansat edhe projektet tjera ne te cilat ka punuar atje.
(Albavipnews)

Festina Mejzini: Gjyshi Ishte “X Factor”-I Im