A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
21/12/2006 - 23/12/2006
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Attendees: Adi Krasta, Vesa Luma & Ermela Teli
TVSH / Radio Tirana

Frederik Ndoci do te jete perfaqesuesi i Shqiperise ne Festivalin Evropian te Kenges, qe do te mbahet ne Finlande, me 10 Maj te ketij viti. Balada e Gurit, kenga e kompozuar nga Adrian Hila dhe me tekst te Pandi Lacos ka marre votat maksimale. Festivali i Kenges ne Radiotelevizion, u zhvillua ne Tirane ne datat 21, 22 dhe 23 dhjetor. Juria e perbere nga Prof. Shpetim Kushta, kompozitor, Prof. Nora Cashku, pianiste, Peter Shmid, kompozitor gjerman, Valton Beqiri, kompozitor, Vojsava Nelo, poete, Flamur Shehu, kompozitor dhe Sherif Merdani, kengetar, vleresoi me cmimin e dyte kengetaren Rosela Gjibegu me kengen Pa ty, pa mua dhe ne vendin e trete u rendit kenga Ku eshte dashuria, interpretuar nga Mariza Ikonomi. Mes 16 kengetareve finaliste te festivalit, binin ne sy emra te njohur te skenes, si Alberie Hadergjonaj, Alban Skenderaj, Arber Arapi, Greta Koci, Jonida Maliqi, Eliza Hoxha, Sajmir Braho, Evis Mula, etj. Edicioni i sivjetshem i festivalit festoi 45-vjetorin e krijimit te tij, ndaj dhe regjizori Pali Kuke kishte zgjedhur nje menyre te vecante per realizimin e tij, duke e nderthurur me spektaklin si dhe talkshow qe u eksperimentua per te paren here kete vit.

F rederik Ndoci do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës, që do të mbahet në Finlandë, më 10 Maj të këtij viti.
Balada e Gurit, kënga e kompozuar nga Adrian Hila dhe me tekst të Pandi Laços ka marrë votat maksimale .Festivali i Këngës në Radiotelevizion, u zhvillua në Tiranë në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor. Juria e përbërë nga Prof. Shpëtim Kushta, kompozitor, Prof. Nora Cashku, pianiste, Peter Shmid, kompozitor gjerman, Valton Beqiri, kompozitor, Vojsava Nelo, poete, Flamur Shehu, kompozitor dhe Sherif Merdani, këngëtar, vlerësoi me çmimin e dytë këngëtaren Rosela Gjibegu me këngën Pa ty, pa mua dhe në vendin e tretë u rendit kënga Ku është dashuria, interpretuar nga Mariza Ikonomi. Mes 16 këngëtarëve finalistë të festivalit, binin në sy emra të njohur të skenës, si Alberie Hadërgjonaj, Alban Skënderaj, Arbër Arapi, Greta Koçi, Jonida Maliqi, Eliza Hoxha, Sajmir Braho, Evis Mula, etj. Edicioni i sivjetshëm i festivalit festoi 45-vjetorin e krijimit të tij, ndaj dhe regjizori Pali Kuke kishte zgjedhur një mënyrë të vecantë për realizimin e tij, duke e ndërthurur me spektaklin si dhe talkshow që u eksperimentua për të parën herë këtë vit. Edhe këtë vit, prezantimi i festivalit ishte në duart e sigurta të Adi Krastës, që shoqërohej nga dy vajza simpatike, Vesa Luma, këngëtarja nga Kosova dhe Ermela Teli aktore nga Tirana.

Në skenën e realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj, janë ngjitur të ftuar specialë, si këngëtari i mirënjohur i muzikës italiane Micelle Zarrillo, por edhe artistë shqiptarë që i kanë munguar skenës së festivaleve prej vitesh. Pas pesë vitesh, u ngjit në skenën e pallatit të kongreseve dhe e mirënjo-hura Aurela Gace, duke risjellë para publikut shqiptar hitin e saj Fati ynë shpresë dhe marrëzi, kompozim i të madhit Ferdinand Deda e më pas interpretimin e këngës Lule lule, maca -maca. Gjatë minutave të spektaklit, juria kishte kohën në dispozicion për të marrë vendimet mbi fituesit. Ndryshe nga vitet e kaluara, juria ka votuar në mënyrë të hapur. Nostalgjia në vite ka ngjitur në skenë edhe drejtuesen e parë të festivalit të këngës, Margarita Xhepa. Të ftuarit Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Anjeza Shahini, Marsida Saraçi dhe Eneida Tarifa interpretuan këngë të viteve. I ftuar i natës finale ishte edhe ish-bashkëpu-nëtori i Celentanos, Don Backy.

Një pjesë e rëndësishme e edicionit të sivjetshëm ishte edhe kthimi pas në vite nga Festivali i Parë i Këngës, nëpërmjet sekuencave të marra nga interpretimet e finalistëve ndër vite, ku dominonte e madhja Vace Zela, me 9 çmime të para. Krijimtaria e sivjetshme e Festivalit linte shumë për të dëshiruar, kjo pasi mania për të sjellë në skenë këngë me instrumente popullorë la mënjanë ritmet folk të këngës, duke bërë që shumë prej interpretimeve të jenë ritme komerciale.


FESTIVALI XLV I KENGES NE RADIOTELEVIZION
dhjetor Viti 2006 - Salla e Pallatit te Kongreseve

Drejtor i Festivalit: Zamira Koleci
Drejtor artistik: Edmond Zhulali
Regjisor: Pali Kuke
Skenograf: Bashkim Zahaj
Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit

ÇMIMI I PARE
Titulli i këngës: Balada e Gurit
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço
Këndon: Frederik Ndoci
Orkestruesi: Adrian Hila


Choose star rating

Rating:  2 / Votes cast:  1




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019