A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
20/12/2012 - 22/12/2012
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Attendees: Enkel Demi & Floriana Garo
TVSH / Radio Tirana

Tashme lajmi kryesor eshte bere i ditur, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me kengen e tyre “Identitet”, jane fitues te Festivalit te 51-te ne RTSH dhe do te perfaqesojne Shqiperine ne garen e Eurovisionit ne Malmo te Suedise. Ishte pikerisht fituesja e edicionit te kaluar, Rona Nishliu, qe prezantoi trofeun per fituesit e sivjetshem.

Adriani dhe Bledari ngadhenjyen ne nje lufte te afert me kengetaren Anjeza Shahini e cila perfundoi ne vendin e dyte dhe nuk arriti te realizoi endrren e saj te perfaqesoi per here te dyte Shqiperine, sic kishte bere me sukses ne vitin 2004, qe ishte njeherit viti debutues i Shqiperise ne Eurosong. Vendin e trete e fitoi kengetarja e re nga Kukesi, Hersi Matmuja me kengen “Kush ta dha kete emer”, e cila, per ndryshim, vitin e kaluar nuk mori asnje pike me kengen e saj “Aty ku me le”.

Vesa Luma, doli si me e zhgenjyera me asnje pike, nje gje qe ajo nuk hesitoi ta transmetoj permes facebookut te saj ku ajo mes tjerash tha se ky kompeticion per te doli te ishte i gabuar, apo i deshtuar, ndersa e cilesoi me shume si nje gare kompozitoresh. Megjithate, ajo falenderoi kompozitorin e saj Florent Boshnjaku per punen e tij perfekte.

Nuk ja vlen te spekulohet nese kenga fituese “Identitet” do te korr sukses apo jo ne Eurosong 2013, duke kujtuar qe ne shume raste kur mendonim se kishim kengen me te mire, ajo nuk arriti te dal as ne finale, ndersa vjet, “piskamat” e Rona Nishliut, sic u quajt atehere kenga e saj “Suus”, solli suksesin me te madh te Shqiperise ndonjehere ne kete kompeticion europian. “Identitet” vlen te cilesohet si nje kenge qe ka energji pozitive dhe nese kjo energji vazhdon te percillet me sukses tek publiku, besojme se nuk do t'i mungoj edhe suksesi. Poashtu, mund te tingelloj ironike, por vertete sinqerisht shpresojme kenga te jete origjinale dhe jo e kopjuar.

Sidoqe te jete, ja ku kemi renditjen e plote te kengetareve ne Festivalin e 51-te ne RTSH:

1. Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko - “Identitet” (74 pike)
2. Anjeza Shahini - “Love” (62 pike)
3. Hersi Matmuja - “Kush ta dha kete emer” (48 pike)
4. Kejsi Tola - “S'jemi me atje” (42 pike)
5. Merland Kademi - “Ketu fillon parajsa” (40 pike)
6. Flaka Krelani - “Labirinti i zemres” (39 pike)
7. Rezarta Smaja - “Ti” (36 pike)
8. Bojken Lako - “Lot Jete Dashuri” (27 pike)
9. Rosela Gjylbegu - “Deshire” (11 pike)
10. Dr. Flori & Fabi - “Jam Ti” (11 pike)
11. Ardian Bujupi - “I c'mendur per ty” (10 pike)
12. Kelly - “Ylli im Polar” (3 pike)
13. Xheni & Enxhi Kumrija - “Arti i nje fundi” (2 pike)
14. Lynx - “Si ty askush” (1 pike)
15. Valon Shehu - “Nuk do te ndal” (0 pike)
16. Vesa Luma - “S'jam perfekt” (0 pike)
17. Selami Kolonja - “Ku je?” (0 pike)
18. Ani Cuedari - “Me ler nje enderr” (skualifikuar per plagjiature)


Choose star rating

Rating:  4.3 / Votes cast:  26




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019