Festivali I 30-Të Në Rtsh

Festivali I 30-Të Në Rtsh
Prezantuesit: Leon Menkshi, Ema Andrea & Rudina Magjistari
TV: Tvsh
Radio: Radio Tirana

Festivali i 30-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë nga data 25 deri 28 Dhjetor të vitit 1991. U prezantua nga Ema Andrea, Leon Menkshi dhe Rudina Magjistari. Si dhe festivali i mëparshëm, u zhvillua në 4 netë. Nata e parë iu kushtua vetëm komplekseve që, me ardhjen e demokracisë, lulëzuan shpejt: 16 komplekse. Nata e dytë dhe e tretë iu kushtua këngëve konkurruese që ishin gjithsej 26: 12 natën e parë, 14 natën e dytë. Natën finale dolen 6 nga komplekset dhe 10 nga këngët konkurruese. Kënga fituese “Jon”, kënduar nga Ardit Gjebrea, kompozuar nga vetë ai dhe me tekst të Zhuliana Jorganxhi e Xhankarlo Milone (arbëresh). U dha edhe një çmim i parë për komplekset që e mori kënga "Endërroj" kënduar nga kompleksi Ritfolk. Është hera e parë që Ardit Gjebrea merr pjesë si kantautor dhe, gjë e rrallë, të tre çmimet e para kanë për autore teksti Zhuliana Jorganxhi. Mbas shume vitesh, që nuk u lejua të këndojë, merr pjesë Nevruz Yzeiri (që nga Festivali i 10-të, 1971).

Cmimi i pare:
"Jon", muzika Ardit Gjebrea, teksti Zhuliana Jorganxhi, Xhuzepe Milone, kenduar nga Ardit Gjebrea.

Cmimi i dyte:
"Miresi", muzika Shpetim Saraçi, teksti Zhuliana Jorganxhi, kenduar nga Mira Konçi.

Cmimi i trete:
"Kembanat e shpreses", muzika Kujtim Laro, teksti Zhuliana Jorganxhi, kenduar nga Nevruz Yzeiri.

U dha edhe nje çmim i pare per komplekset. Kenges "Enderroj" kenduar nga kompleksi Ritfolk


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

* Kjo nuk është renditja zyrtare e festivalit, por renditja e teksteve më të lexuara në teksteshqip.com gjatë kësaj jave.

Festivali I 30-Të Në Rtsh (Tekste & Video)


Komente 0