TEKSTESHQIP
Festivali I 6-Të Në Rtsh
Festivali i 6-të i Këngës në Radio u zhvillua në Dhjetor të vitit 1967 në Tiranë. U prezantua nga Drita Haxhiraj (eshte po Drita Bardhi e martuar me aktorin Fatos Haxhiraj) dhe Albert Minga. Moren pjese 20 kenge: 10 naten e pare, 10 naten e dyte. Ne finale dolen 10 kenge. Filloi te ndihet pak ritem derisa u lejua kompleksi instrumental i drejtuar nga Agim Krajka te shoqeronte ndonje kenge. Tematika e kengeve eshte pothuaj e njejte me ato te festivalit te 5. Ne kete festival filluan karieren e tyre Liliana Kondakçi dhe Justina Aliaj.

Kënga fituese u shpall “Këngë për Shkurte Vatën”, kënduar nga Vaçe Zela dhe Gaqo Cako, kompozuar nga Ferdinand Deda, teksti Ruzhdi Pulaha.

Cmimi i dyte:
"Sot kendoj" muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi, kenduar nga Vaçe Zela dhe Justina Aliaj.
"Me e reja komuniste shqiptare" muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dionis Bubani, kenduar nga Ramiz Kovaçi dhe Engjellushe Daja.
Cmimi i trete:
"Feste ne malesi" muzika Nexhmedin Doko, teksti Mihallaq Daliu, kenduar nga Klepatra Skarço dhe Anesti Nase.
"Revolucioni marshon", muzika Tahsim Hoshafi, teksti Hysni Milloshi, kenduar nga Vaçe Zela dhe Engjellushe Daja.
"Flamujt ngrihen", muzika Pjeter Gaci, teksti Luigj Gurakuqi, kenduar nga Ramiz Kovaçi dhe Burhan Spahiu.
"Minatorit", muzika Tonin Harapi, teksti Llazar Siliqi, kenduar nga Hysen Koçia dhe Nevruz Yzeiri.
Festivali I 6-Të Në Rtsh (1967)
  • Festivali I 6-Të Në Rtsh
  • Viti: 1967
  • 25/12/1967 - 27/12/1967
  • I.L.A., Tirane
  • Prezantuesit: Albert Minga & Drita Bardhi
  • TV: Tvsh
  • Radio: Radio Tirana