Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
21/12/1962 - 26/12/1962
I.L.A., Tirane
Prezantuesit: Margarita Xhepa & Luigj Gurakuqi Jr.
Tvsh / Radio Tirana

Festivali i 1-të i Këngës në RTSH u zhvillua në 24-26 Dhjetor të vitit 1962 në Tiranë. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu.

Festivali u zhvillua ne kater nete 21, 22, 23 dhe 26 dhjetor 1962. Prezantues: Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi. Festivali zhvillohej ne sallen e konservatorit (opera e re nuk ishte akoma) ne oren 18. Inçizimi transmetohej ne radio ne oren 20.30 mbas lajmeve. Ne festivalet e para, nuk thuheshin emrat e autoreve te kengeve (ideja ishte per te ruajtur fshehtesine, qe te mos ndikohej juria), vetem kur jepeshin çmimet dhe pastaj gjate transmetimit ne radio (ketu thuhej vetem kompozitori). Eshte shkruar se ne festivalin e pare kane marre pjese 20 kenge. Ne radio, per ndonje inçizim te dobet, jane degjuar 19 kenge dhe per ndonjeren nuk eshte degjuar perseritja.

Nuk u dha asnje çmim i pare, por pas disa vitesh RTSH shpalli si Këngë fituese “Femija e pare”, kënduar nga Vaçe Zela.

Cmimi i dyte u dha per kenget:
"Kendoj" muzika Avni Mula, teksti Ismail Kadare, kenduar nga Avni Mula dhe Meliha Doda
"Lule te bukura sjell pranvera" muzika Mark Kaftalli, teksti Cesk Ndreka, kenduar nga dueti Florinda e Ndrek Gjergji dhe dueti Violeta Simoni e Xhavit Xhepa
"Vashezo" muzika dhe teksti Koço Uçi, kenduar nga Qemal Kertusha dhe Meliha Doda

Cmimi trete u dha per kenget:
"Mos me qorto" muzika Vath Cangu, teksti Dionis Bubani, kenduar nga Violeta Simoni dhe Qemal Kertusha
"Femija e pare", muzika Abdulla Grimci, teksti Dionis Bubani, kenduar nga Vaçe Zela dhe Qemal Kertusha

U dhane çmime te veçanta per kengetaret:
Cmimi i pare: Vaçe Zela
Cmimi i dyte: Avni Mula, Qemal Kertusha
Cmimi i trete: Meliha Doda, Florinda Gjergji, Violeta Simoni

Dhjetori i vitit 1962 do të shënonte një ngjarje të madhe jo vetëm për Radio Tiranën, por në përgjithësi për jetën artistike në vendin tonë. Nga 24-26 të këtij muaji u zhvillua Festivali i parë i këngës në Radio. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë kompozitorë dhe autorë këngësh.
Modernizimi.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  26


Komente mbi këtë festival


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet