TEKSTESHQIP
Festivali i 56-të në RTSH
Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që tashmë gjendet në fazën e tij përfundimtare.

Pas një spektakli dy ditor muzikor plot shkëlqim, juria e Festivalit të ’56 të këngës në RTSH, shpalli këngëtarët që do të vazhdojnë konkurimin në natën e tretë. Nga 22 konkurrentë janë përzgjedhur 14 prej tyre.

Sipas rendit alfabetik janë ata janë:

- Artemisa Mithi me këngën “E dua botën”, kompozim i Flamur Shehut dhe me poezi të Agim Doçit.
- Bojken Lako me këngë “Sytë e shpirtit” , i cili është autor i muzikës dhe poezisë.
- Denisa Gjezo me këngën “Zemër ku je” muzika nga Marian Deda dhe teksi i Aurel Thëllimit.
- Elton Deda me këngën “Fjalët” me muzikë të Elton Dedës dhe poezi të Orges Toçes.
- Egent Bushpepa me këngën “Mall” i cili është autori i muzikës dhe poezisë.
- Inis Neziri me këngën “Piedestal” muzika është e Gridi Krajës dhe poezia e Florian Zykës.
- Mariza Ikonomi me këngen “Unë me muzikë të vetë këngëtares dhe poezi të Florian Zykës.
- Manjola Nallbani me këngën “I njëjti qiell” me kompozim të Elgit Dodës dhe poezi të Rozana Radit.
- Grupi Na dhe Festina Mejzini me këngën ‘Tjetër jetë” kompozim grupi “Na” dhe poezi të grupit “Na” dhe Festina Mejzini.
- Orgesa Zaimi me këngën “Ngrje zërin” kompozimi Briz Musaraj dhe poezi të Olti Currit.
- Redon Makashi me këngën “Ekziston”, kompozimi Redon Makashi dhe poezia nga Tomo Floko.
- Rezarta Smaja dhe Luis Ejlli me këngën “Ra një yll” kompozimi i Edmod Zhulalit dhe poezi e Agim Doçit.
- Tiri Gjoci me këngën “Orë e ndaluar” e kompozuar nga Enis Mullaj dhe poezi të Tiri Gjocit.
- Voltan Prodani me këngën “E pamundur” kompozim i Voltan Prodanit dhe poezi të Zhuliana Jorganxhi.

Pas një nate plot surpriza, ku performuan plot 14 artistë, erdhi edhe momenti i shpalljes së fituesit. Juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall” nga Eugent Bushpepa, i cili tashmë zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”. Këngëtari Eugent Bushpepa fiton edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, duke siguruar biletën për në “Eurovision 2018”

Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet: “Fillimisht do doja të falënderoja Radio Televizionin Shqiptar, dhe jurinë shumë të respektuar, e cila mëdha mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision”, tha këngëtari Bushpepa, pasi pranoi çmimin e pare në skenë.

Vendi i dytë i takoi këngës “Egziston”, kënduar nga Redon Makashi, gjersa vendi i tretë shkoi për artistes Inis Neziri për këngën e saj “Piedestal”.

Mbrëmja e edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH-së, përfundoi nën drejtimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut.
Image 168748
Image 167592
  • Festivali i 56-të në RTSH
  • Viti: 2017
  • 21/12/2017 - 23/12/2017
  • Pallati I Kongreseve, Tiranë
  • Prezantuesit: Adi Krasta & Jonida Shehu
  • TV: RTSH
  • Radio: Radio Tirana