Festivali I 60-Të Në Rtsh

27/12/2021 - 29/12/2021
Pallati I Kongreseve
Prezantuesit: Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami & Kelvi Kadilli
TV: Tvsh
Radio: Radio Tirana

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 20 këngëve pjesmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve. Këngët që kanë mbërritur në zyrën e Festivalit janë renditur përpara komisionit me numra rendorë, pa asnjë informacion shtesë në lidhje me autorët apo interpretuesit e tyre dhe janë vlerësuar me notë “kaluese” dhe “jo kaluese”. Komisioni i anëtarëve të përzgjedhjes së këngëve përbët nga:

Ardit Gjebrea
Elton Deda
Marjan Deda
Klodian Qafoku
Zefina Hasani
Arta Marku
Redi Treni

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është shpallur fituese e këtij edicioni jubilar, ku ka marrë të drejtën të përfaqësoje Shqipërinë në "Eurosong" 2022. Vendi i dytë i takoi këngëtarit Alban Ramosaj.

Të dyja performancat kanë spikatur gjatë të gjithe festivalit, duke fituar zemrat e publikut dhe mbështetjen e fansave.

Në vend të tretë janë renditur dy këngëtarët, Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti.

Kjo natë, e konceptuar si "Nata e Eurosongut", solli një pjesë të këngëve pjesëmarrëse të kënduara në gjuhën angleze.

Prezantuesit, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, sollën një kolazh të vecantë të këngëve pjesëmarrëse në vite. Festivali si gjithmonë solli shumë emocion përmes ekranit të RTSH-së. Vitin e ardhshëm do të vijë sërish me edicionin e 61-të tij.

Festivali I 60-Të Në Rtsh Festivali Në RTSH

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

* Kjo nuk është renditja zyrtare e festivalit, por renditja e teksteve më të lexuara në teksteshqip.com gjatë kësaj jave.

Festivali I 60-Të Në Rtsh (Tekste & Video)


Komente 0