TEKSTESHQIP
Festivali I 61-të në RTSH
26 artistë, 16 prej të cilëve kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 artistë të rinj dhe grupe alternative, në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision” 2023.

Elsa Lila me këngën e saj “Evita” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 61 të këngët. Këngëtarja është rikthyer pas 25 vitesh në këtë festival ndërsa kënga e saj ishte një dedikim për vajzën e saj, material të cilën Elsa Lila e ka shkruar dhe kompozuar vetë. Sipas jurisë profesioniste, vendin e tretë e rrëmbeu 2Farm, vendin e dytë Albina Kelmendi, ndërsa vendin e parë Elsa Lila.

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rrëmbyer çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngët, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision. Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.

Kënga fituese “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi flet për një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme, duke vënë thelbin tek familja dhe rëndësia e saj dhe e dashurisë. “Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së cmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.
Image 217859
Image 217808
  • Festivali I 61-të në RTSH
  • Viti: 2022
  • 19/12/2022 - 24/12/2022
  • Pallati I Kongreseve
  • Prezantuesit: Arbana Osmani
  • TV: Tvsh
  • Radio: Radio Tirana