TEKSTESHQIP
Festivali i 48-të në RTSH
Festivali i 48-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë në Pallatin e Kongreseve. Datat e Festivalit ishin nga 24-26 Dhjetor (Gjysëm-Finaljet) ndërsa finalja e madhe më datë 27 Dhjetor 2009. Kanë Konkurruar gjithsej 36 këngë e më shumë se 40 këngëtarë. Fituesja i çmimit të parë të Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH u shpallë këngëtarja Juliana Pasha e cila përfaqësojë muzikën e lehtë shqiptare në Festivalin Europian në Oslo, Norvegji.
Nata e grupit të mëdhenjëve siç u quajt gjysëm-finalja e parë u mbajt më 24 dhjetor, 2009, e udhëhequr nga Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. Në këtë natë morën pjesë gjithej 18 këngë. Në natën e grupit të mëdhenjëve u tërheqën Eliza Hoxha dhe Besa Kokëdhima. Eliza u tërheq për shkak të mos dëshirës, dhe rezultateve të jo kënaqshme viteve tjera ndërsa Besa Kokëdhima për shkak vonimit të këngës. Sipas saj kënga e saj u desh të bëhej nga Pirro Çako, por pasi Pirro bëri edhe disa këngë tjera nuk gjeti kohë dhe Besa nuk pati një këngë të prezantohej.
Gjysëm-Finalja e dytë u quajt Nata e grupit të rinjëve meqë RTSH i dha mundësinë talentëve të rinjë që s'kishin dalur kurr në TV, dhe që ishte hera e parë dhe kënga e parë ti jepte mundësinë të performonin në Festivalin e Këngë. Gjithej konkuruan 18 këngë, 2 u kualifikuan ajo e Goldi Halilit dhe Iris Hoxhës.
Në natën e 3-të u kënduan këngë nga pjesmarrësit me një apo dy këngëtarë tjerë që ata zgjdhnin, më së shumti kanë qenë kompozitorët apo teksshkruesit që ishin duetet e pjesmarrësve.
Finalja u mbajt më 27 Dhjetor, 2009 në Tiranë. Finalja ishte e njejtë për nga drejtuesit dhe konkuronin 20 këngë. Kënga fituese u zgjedh "Nuk mundem pa ty" nga Juliana Pasha.


STAFI

Drejtor i Festivalit: Zamira Koleci
Drejtor artistik: Selim Ishmaku
Regjisor: Osman Mula
Skenograf: Carlo Cane
Skenari:
Dirigjent: Jetmir Barbullushi, Oleg Arapi, Selim Ishmaku, Gridi Kraja
Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit
Prezantues: Miriam Cani & Alban Skenderaj

ÇMIMI I PARE
Titulli i këngës: Nuk mundem pa ty
Muzika: Ardit Gjebrea
Teksti: Ardit Gjebrea&Pirro Çako
Këndon: Juliana Pasha
Orkestruesi: Shpëtim Saraçi

ÇMIMI I DYTE
Titulli i këngës: Në pasqyrë
Muzika: Sokol Marsi
Teksti: Sokol Marsi&Jorgo Papingji
Këndon: Anjeza Shahini
Orkestruesi: Sokol Marsi

ÇMIMI I TRETE
Titulli i këngës: Gjëra të thjeshta
Muzika: Kristi Popa
Teksti: Florian Zyko
Këndon: Kamela Islami
Orkestruesi: Kristi Popa
Festivali i 48-të në RTSH (2009)
  • Festivali i 48-të në RTSH
  • Viti: 2009
  • 24/12/2009 - 27/12/2009
  • Pallati i Kongreseve, TIRANE
  • Prezantuesit: Alban Skënderaj & Miriam Cani
  • TV: TVSH
  • Radio: Radio Tirana