>
LETERSISHQIP

Naim Frasherit

Shtigjeve të trungut dole mendje mbi mendje,
dhe teqeve bektashiane e shkollave janinjane – me plot ëndje,
gjatë jetës sate të shkurtër dhe t’rënduar,
n’Shqipërinë e rrobëruar dhe n’tokën e mërguar.

Me romantizmin e latuar të Rilindjes hane
shpalose luftërat për çlirim nga rrobëria osmane
tok me t’larta ideale për përparim e qytetërim
fqinjësi të mirë, paqe dhe mirëkuptim.

Lirikën patriotike e ke lidhur për gjuhen shqipe e atdhe,
për dituri, bagëti e bujqësi, parajsë e fe,
për dëshirën e vërtet t’shqiptarëve dhe liri,
për t’dalë nga terri në dritë - atdheu Shqipëri.
Lulet e verës meditojnë kultin e njeriut dhe t’perëndisë,
djalërinë e shkuar dhe mallin për bijën e dhembshurisë,
dashurinë e zjarrtë, të pastër ndaj gruas sate,
gëzimet e pikëllimet në jetë që i pate, …

Si bilbil gjyzari i këndoje dhe epikës – heroit Skënderbe,
fitoreve të lavdishme t’çerek shekullit n’atdhe,
i këndoje palodhur njeriut kur si qiriri digjej,
për t’u flijuar dhe ndihmuar këdo kur nevoitej.

Ngrite krenarinë dhe atdhedashurinë e popullit tëndë
bukuritë e natyrës arbërore kënd më kënd,
zgjove e forcove ndërgjegjën kombëtare,
grishe për besim e bashkim popullësinë shqiptare.

Kur n’kurbet t’u lidh nyjë jeta nga tuberkulozi i mallkuar,
- klima shqiptare e iligjet austriake – vallë, përse s’kanë ndihmuar?!
ndaj, larg mëmëdheut të robëruar, atje në Stamboll,
vdekja t’gjeti mes ofshmash dhembjeje pa kontroll.

DËRGOI: