>
LETERSISHQIP

Bekim Fehmiu

Bëre lojën e shkëlqyeshme të rebelit rom, Belli Bora,
ndaj qe afër-dita e shpërthimit tënd që pat ardhë saora,
ndërsa, mbledhësit e puplave të patave
u nderuan me shpërblime prej fansave, ...

Me aktrimin legjendar t’Odiseut – Uliksit hapësirave t’paanë,
shpalosjes së heroizmit të tij ia dole mbanë,
që në vitet e nxehta kalonte jetënxirë e me shpresa dhe merakun
për kthim n’mëmdhe dhe bashkimin me Penelopën e Telemakun.

Falë trimërisë së mbretit trojan që nuk i dridhej qimja e qerpikut
dhe fat-miri që i priu - shpëtoi nga duartë e papastra t’armikut,
fitimtari nga rruga pa krye dhe sfidat e tmerrshme,
u kthye n’atdhe ku mbretëroi gjerë n’çastet e vdekshme.

Me bekimin e “punës së madhe për rezultate të vogla” mëtove,
përtej pesëdhjetë karaktere aktrove,
kurrë nuk provove dezerterin e origjinës, gjuhës e t’kombit,
besa - as t’flamurit shkabë me të kuqtë dhe të zinjtë e sfondit.
Teksa jetoje nën qiellin e njejtë me armikun e lirisë -
guximi dhe gjaku i shqiptarisë,
të cytën t’ia dalësh para muzgut duke protestuar shfaqjen “Madam …”
e me shkathtësi avanturieri nuk re pre e eskadronëve satan.

T’quajtën personalitet me kulturë të madhe, artist poliglot, …
ikonë e artit t’shtatë - që plekse arsimin me aktrimin fort,
ndaj, qëndroje përkrah superyjeve planetarë,
përfaqësove denjësisht identitetin kombëtar, …

Jetove sikur i izoluar që nga lul-jeta deri në fundin e hidhur,
kur u shuajte kamikaz me regjin e skenarin tënd të zgjidhur,
ndërsa amaneti t’shkoi në vend - trupi u kremua e hiri u hodh
në Lumbardhin tënd të preferuar - prej Beogradi kur u soll.

Ju të vjetrit e të rinjtë, m’thuani si s’reshtën një minut mjeranët
në nderim t’kujtimit të njeriut e veprës së Tij - nga ekranët
dhe familjes patriotike ndër vite përndjekur
që si era arratisej shtet më shtet siguri për t’gjetur.

Vallë, i detyroi edukata speciale, vogëlsia shpirtërore, …?
përse … përse t’mos përmendet shkaku i vdekjes ore?
vdekjes që çoi n’amshim ëndërruesin e zjarrtë të rolit t’Skënderbeut -
heroit kombëtar t’shqiptarëve për çlirimin e atdheut.