>
BIOSHQIP

Fisniket, Projektet E Reja

09-01-2013
Pas një viti mjaftë të angazhuar, grupi “Fisnikët” edhe në këtë vit të ri kanë nisur përgatitjet për projektet e reja muzikore. Sipas Agim Gërgurit, grupi aktualisht po punon një këngë të re, e cila do të lansohet bashkë me videoklip.

“Kemi nisur punën për një këngë të re e cila do të jetë me një tematikë dashurie. Kënga do të plasohet bashkë me videoklip” ka thënë Agimi për “Zëri”.

Grupi “Fisnikët” kanë vendosur që këtë videoklip ta punojnë në Kosovë, pasi ata janë të dhënë pas prodhimeve vendore.
(K. Bajrami / zeri)

Fisniket, Projektet E Reja