>
BIOSHQIP
Biografia
Eshtë këngëtare e popullarizuar dhe mjaft e pranishme kohëve të fundit në estradën kosovare. Falë zërit të saj që ka një shtrirje të madhe dhe ngjyrë të veçantë por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura, ajo arriti të pushtojë zemrat e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë. Është kjo Fitore Gjonbalaj e cila me mjaft modesti, me një buzëqeshje të lehtë dhe ngrohtësi është gjithmonë e gatshme të jetë pranë publikut. Aktualish Fitore Gjonbalaj punon në "NLB Bank" në Prishtinë. Ajo ka bashkpunuar me kompozitorë mjaft të mëdhenjë siç janë: Andin Radobrava, Memli Krasniqi, Ylber Asllanaj, Elvis Duro etj.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.73m
Pesha: 58kg
Ngjyra e syve: Kaftë/gjelbërt
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Ushqimi i preferuar: Brumërat
Muzika e preferuar: Pop, R&B, Soul,
Këngëtarja e preferuar: Toni Brackston
Vendi i preferuar për dalje: "ID caffe"
Pija e preferuar: Machiato
Ngjyra e preferuar: E zeza
Sporti i preferuar: Tenisi
Sportisti i preferuar: Andrea Agassi
Stili i veshjes: Sportiv
Shpërblimet e fituara:
Çmimi i dytë në festivalin "Kosovarja këndon" 2000
Çmimi i tretë në festivalin "Polifest" 2001
Çmimi për interpretimin më të mirë në "Showfest" 2002

Nuk harrohet asnjëherë hiti i saj "Vjeshta", një këngë shumë e bukur kjo e cila u pëlqye mjaft nga publiku. Kjo këngë poashtu u shoqërua edhe me një videoklip nga "Video Art" si dhe pati mjaft mbështetje dhe transmetin nga kompania "Super Sonic" në Tiranë.

Ajo deri më tani ka një album të edituar në vitin 2007 me emrin "Vjeshta", një album mjaft i pëlqyer cili përfshiu 9 këngë, ku prej të cilave dy të zhanrit Pop, një nga zhanri popullor & Jazz, ndërsa të tjerat ishin të zhanrit Rnb & Soul.

Më datë 22 Mars 2024, Fitore Gjonbalaj publikon videoklipin "Mbretëreshë E Vuajtjes". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili.
DËRGOI: