>
BIOSHQIP

Flaka Krelani: Lori Më Penalizoi Në “Top Fest”

29-06-2014
Është ndër të parat femra që kultivoi shumë mirë muzikën rock. Flaka Krelani korri shumë sukses në këtë zhanër, ndonëse e kishte shumë të vështirë, sepse nuk njihn shumë femra që preferojnë këtë gjini. Gara në kërcim i solli asaj akoma më shumë famë, por në një bisedë për emisionin “Prive” në Kosovë këngëtarja tregon edhe pakënaqësitë që ka pasur deri më tani në lidhje me paraqitjet mediatike dhe vëmendjen e paktë që asaj i japin mediat. Ndër të tjera, Flaka tregon edhe për problemin që ka pasur me ftesën nga “Top Fest” për ndarjen e një çmimi, por duke mos ditur arsyet e refuzimit.

Pas përfundimit të garës së kërcimit ka kohë që nuk shfaqesh në media…

Nuk jam shfaqur, sepse për momentin kam impenjime me masterin dhe po përfundoj provimet e vitit të parë. Kjo është arsyeja e vetme që më merr shumë kohë.

Cilat janë të rejat me të cilat do të shfaqesh këtë kohë?

T’ju them të drejtën, jam duke punuar për albumin tim të parë, për gjëra interesante. Nuk do ketë vetëm muzikë rock por edhe zhanre të ndryshme, të karakterit tim dhe jo të karakterit tim, duke e sfiduar veten në zhanre të tjera për ata që nuk janë mësuar të më shohin kështu.

Në album do të ketë diçka ndryshe?

Flaka normalisht do të jetë ajo që ka qenë deri më sot. Nuk kam arsye të ndërroj stilin e zhanrin, kënga do ndryshojë, por unë si personalitet jo.

A kopjon dikë Flaka?

Unë jam kjo që jam dhe nuk kopjoj dikë.

Flaka, ti ke pasur një mosmarrëveshje me organizatorët e “Top Fest”, të kanë ftuar dhe më pas të kanë refuzuar ndarjen e një çmimi, pse?

“Top Festi” është festival që jam ndër të parat që kam marrë pjesë. Më kanë ftuar, jam ndier e privilegjuar se u është dukur interesante një femër rok dhe unë i kam pranuar ftesat e tyre. Ndërsa kësaj here më ftuan për të ndarë çmimin “Best male”. U ftova dy javë më herët për të ndarë çmimin, jam përgatitur, por në momentin e fundit marr një telefonatë, ku më thonë se ka ndodhur një gabim dhe është anuluar. Dua ta di se ku ka ndodhur ky gabim… Edhe po të shkosh në dasmë e, në momentin e fundit të të thonë mos hajde se ka ndodhur gabim, me siguri edhe të tjerët do ishin prekur. Me të vërtetë jam prekur pasi kohët e fundit po penalizohem.

Mos ndoshta ngaqë ke qenë rivale në “Dancing” me Lorin?

Unë këtu nuk e di… Mirëpo, nganjëherë, them kur të rriten fëmijët, rriten edhe problemet, nuk e di kush është problemi aty brenda.
(Panorama Plus)

Flaka Krelani: Lori Më Penalizoi Në “Top Fest”