>
BIOSHQIP

Flaka Krelani Vjen Si “Zjam”

22-09-2014
Flaka Krelani, këngëtarja e cila para pak dite publikoi videoklipin e saj më ë ri me titull "Zjam" vjen në një rrëfim ekskluziv për teksteshqip.com. Në këtë intervistë Flaka na shpalos detajet e videoklipit e saj më të fundit si dhe disa nga projektet që ajo i ka në plan ti realizojë. Për më shumë ndjekim intervistën...

TeksteShqip: Flaka, keni publikuar së fundmi videoklipin tuaj më të ri "Zjam". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Flaka: Kënga "Zjam" është realizu nga producenti/ vëllau, Xhimi on dË Beat, masteringu nga LentiLd, komplet tek studio J2L Records. Stylingu nga Fashion Kreatorja shumë e dashur për mua Dona Matoshi dhe komplet video nga Asha Production! Kënga flet për komplet eksperiencën time në botën e muzikës, karrierës sime, baticat dhe zbaticat, vështirësitë që unë kam hasur gjatë këtij rrugëtimi, mirëpo në të njëjtën kohë duke e përfshirë tregun muzikor sot!



TeksteShqip: Vini mjaft ndryshe në këtë projekt, në stilin alternative. Çfarë komente keni marrë pas lansimit të projektit?

Flaka: Kënga "Zjam" nuk është këngë rock! Është komplet tjetër rrymë muzikore dhe shpresoj që publiku ta kenë parasysh këtë. Pas lansimit të projektit kam marrë shumë komente pozitive, si diçka e re në frymën muzikore, mirëpo kam marrë edhe nga ato komente që nuk e kanë kuptu këtë stil të muzikës, dhe në njëfarë mënyre është ofendu ideja e realizimit të këtij projekti mirëpo, shijet janë relative dhe unë duke e marrë parasysh që jam rritur me këtë frymë, i marër shumë normale këto komente!

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e ardhshme pas këtij videoklipi?

Flaka: Do ketë të shumta, mirëpo mendoj që më mirë të zbulohen pasi të lansohen.

TeksteShqip: Një kohë të gjatë nuk keni marrë pjesë në festival?e Do jeni prezente këtë vit?

Flaka: Pa ndonjë arsye konkrete, nuk do marrë pjesë! Thjesht kam vendosur të vazhdoj rrugën time përmes projekteve të mija personale, pa humbur kohë!



TeksteShqip: Po albumi, bën pjesë në planet tuaja, nëse po kur do del në shitje?

Flaka: Albumi është në proces e sipër dhe patjetër që do jetë pjesë e planeve të mia! Është projekti kryesor në planprogramin tim. Do Zoti që të realizohet ashtu siç e kemi planifikuar, vitin tjetër, do kisha pasur dëshirë që ta nxjerr shumë më shpejt mirëpo albumi kërkon punë shumë e prandaj nuk dua të ngutem!

TeksteShqip: Jeta private e Flakës...

Flaka: Është e Flakës(qesh)



TeksteShqip: Flaka, felimnderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka?

Flaka: Ju falenderoj po ashtu shumë për krijimin e mundësisë që të jem në një bisedë edhe pse virtuale, sa më afër publikut! Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në të ardhmen juve si redaksi dhe mbarë popullit! Unë ju dua shumë dhe do punoj fort vetëm për ju!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Flaka Krelani Vjen Si “Zjam”