>
BIOSHQIP

Flaka Me Risi

17-12-2014
Rock këngëtarja e njohur Flaka Krelani ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një këngë të re. Sipas këngëtares projekti i saj i ri do të lansohet gjatë muajit janar... Ndonëse ka vetëm tre muaj që Flaka Krelani solli në treg këngën ‘Zjam’ e cila u mirëprit në publik. Rock këngëtarja bën me dije se tashmë është në proces të përfundimit të punës rreth projektit të ri. Më konkretisht kënga e re e Flakës, në duart e publikut do të vijë gjatë javës së dytë të muajit janar, bëjnë me dije burime te Lajmi.net. Ndërkaq kjo këngë do të jetë e plotësuar edhe me videoklip. Ndryshe Flaka përveç se vjen gjithmonë me këngë të përzgjedhura ajo një vëmendje të madhe merr edhe për stilin e saj. Mbetet të shohim se si do të vijë kësaj radhe bukuroshja gjakovare.
(Gazeta Express)

Flaka Me Risi