>
BIOSHQIP

Flaka: Turp! Paguhet Albani, E Jo Sportistët

05-03-2015
Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë së fundmi e ftuar në Palestrën Sportive të Gjakovës për të kënduar në një koncert humanitar, e që të hollat e mbledhura nga ky koncert do të shkonin për fanellën kuq e zi për të na përfaqësuar jasht vendit.

E mllefin nga ky organizim, ajo e shpreu në Facebook ku thotë se këngëtari Alban Skënderaj javë më parë ishte i ftuar në një koncert në Gjakovë dhe rrëmbeu mijëra euro, ndërsa për sportistët e Gjakovës nuk ka para të mjaftueshme për egzistencë.

"Alban Skënderaj paguhet mijëra € per koncertin e tij në Gjakovë, ndërsa për sportistët tanë që e përfaqesojnë fanellën Kuq e Zi me djersë, dinjitet dhe krenari duhet të organizohet koncert HUMANITAR sepse nuk ka mjete te mjaftueshme për egzistence. Turp!" - ka shkruar Flaka, transmeton teksteshqip.

Siç e dimë të gjithë këngëtarja Flaka Krelani ka një mllef të madh edhe ndaj Alban Skënderaj i cili vite më parë nuk i dha asaj votën për të konkuruar në Eurvision.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Flaka: Turp! Paguhet Albani, E Jo Sportistët