>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm Abdulla Keta në Tiranë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet. Ka marrë pjesë në konkurse të letrare ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ku më së fundmi në konkursin kombëtar P.E.N.A me poezinë “Në funeralin tim”. Është bashkëshkrimtare në dy vëllime poetike, si një nga fituesit e konkursit, konkretisht libri: Hapat dhe Në nëntor. Në vitin 2014 ajo erdhi në treg me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”. Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.