>
BIOSHQIP
Biografia
Florian Bana është një DJ i suksesshëm shqiptar. Pavarësisht se studion për Juridik, ai ka nisur të luajë si DJ në moshën 14-vjeçare, i cili njihej me emrin e artit DJ Floow. Në moshën 16-vjeçare, ai ka realizuar projektin e tij të parë muzikor, të titulluar “Like That”, në bashkëpunim me Arilda.
Në vitin 2015, Floriani erdhi me një ndryshim emri, ku nga DJ Floow, tashmë do të njihej si Flor Bana, emër të cilin vazhdon të mbajë edhe sot. Ai ka performuar në evente të ndryshme me përmasa të mëdha, si brenda dhe jashtë Shqipërie, përmendim këtu Santorini, Firenze, Milano, Breshcia, Rome, Perugia, Genova, Riccione etj.

Më datë 7 Shtator 2013, Dj Floow publikon videoklipin "Like That", në bashkëpunim me Arildën. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.

Më datë 15 Qershor 2017, Stresi publikon videoklipin "Fake Love", në bashkëpunim me Flor Banën. Muzika e këngës u punua nga Flor Bana, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Stresi.

Në Tetor 2017, Stresi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Sa Her E Don", në bashkëpunim me Anxhelo Koçi & Flor Bana.

Më datë 12 Gusht 2018, Anxhelo & Flor Bana publikojnë videoklipin "Mos Ta Nin". Për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 15 Shkurt 2019, Anxhelo publikon videoklipin "Vetem Asaj", në bashkëpunim me Ergys & Flor Banën dhe është kujdesur vetë për muzikën e këngës. Videoklipi u prodhua nga kompania ND Film Pro.

Më datë 3 Gusht 2019, Stresi, Don Phenom, Anxhelo & Flor Bana publikojnë videoklipin "Big Booty". Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, ndërsa teksti u shkrua nga Stresi, Don Phenom & Anxhelo Koci. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 10 Shtator 2021, Anxhelo Koci & Flor Bana publikojnë videoklipin "Lule". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Anxhelo Koci.

Më datë 15 Qershor 2022, Stresi & Flor Bana publikojnë videoklipin "Coco". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Stresi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 18 Prill 2024, Anxhelo Koci publikon videoklipin "Bye Bye", në bashkëpunim me Flor Banën. Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Anxhelo Koci & Petro Xhori, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Flor Bana. Produksioni audio u realizua nga vetë Anxhelo Koci.