>
BIOSHQIP

Pritje Madhështore Për Florent Abrashin Në Gjakovë

30-01-2014
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, të premtën do të organizojë pritje për talentin e shquar gjakovar, Florent Abrashi, i cili në edicionin e fundit të “Voice Albania 3”, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë doli ngadhënjyes duke u shpallur si zëri më i mirë i shqiptarëve për këtë sezon.

Kjo pritje do të bëhet më ndryshe, pasi këtë sukses Florent Abrashit, bashkë me kryetaren e komunës, do të kenë mundësinë t’ia urojnë edhe qytetarët.



Për një pritje, gjegjësisht organizim të tillë, nga kryetarja Mimoza Kusari Lila është përcaktuar që në ora 16:00, para Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, të performojë Florent Abrashi, por edhe Albi Xhepa dhe talent të shumtë të tjerë gjakovarë të cilët në mënyrë individuale po shquhen me talentin dhe sukseset e tyre.

Adhuruesit e muzikës dhe qytetarët tjerë mund të përjetojnë çaste emocionesh dhe në këtë mënyrë edhe t’u shprehet mirënjohja talentëve të kulturës muzikore të Komunës së Gjakovës.
(Radiogjakova)

Pritje Madhështore Për Florent Abrashin Në Gjakovë